Alma Kaçi ka ankimuar e gjykatës, e cila vendosi ta lërë nën masën “Arrest shtëpie”. 40-vjeçarja ka kërkuar lirinë në Apel.
Ajo pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje, si dhe duhet të kujdeset për nënën e sëmurë dhe një fëmijë të mitur 12 vjeç.
Kaçi gjithashtu thotë se “s’ka të bëjë me akuzën e korrupsionit aktiv, pasi çdo gjë ka qenë inskenim”.
Më herët, vendimin ankimoi edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici, i cili ndodhet në paraburgim.
Kujtojmë se Alma Kaçi filmoi veten dhe ish-kryebashkiakun Safet Gjicin në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas ata flasin për një tender për qentë e rrugës.