Gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shtyrë sërish. Shkak është bërë një pasaktësi në 109 prokurat e paraqitura nga avokati i familjarëve, Dorjan Matlia.

Prokurorët kërkuan kohë për të kryer verifikimet e kësaj prokure. Gjyqi i radhës për Mediun do të jetë më 18 korrik ora 14:00.

Avokati i disa prej të dërmuarve, Dorjan Matlija tha për mediat se iu është kërkuar që të sjellin prokura të reja.

“Ky proces ka qenë i vonuar, dhe të paktën tani ka ecur. Dhe nuk dua që të bëhemi ne pengesë. Unë solla disa prokura, do të shohim, do t’i bëjmë gati për herën tjetër”, tha ai.