Radhë të gjata me kamionë janë krijuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Shoferët thanë se kanë orë që presin për të kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës. Në sportele po marrin më shumë kohë se zakonisht.
“Kam 4 orë, kemi për të marrë vetëm një vulë. Shokë të mi kanë 7 orë”, tha njëri prej shoferëve.
“Këtu nuk ka kontroll fizik, mbarum vallaj, vapë”, tha një tjetër shofer.