Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë gjithnjë prezent në tribuna ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, gjithnjë në mbështetje të idealeve kuqezi.

Së fundmi, TKZ ka marrë përsipër të fshijë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe ti zëvëndësoj ato me simbolet kombëtare.

Vendi i parë që i është nënshtruar këtij transformimi është Llogaraja teksa në një nga vendet më panoramike dhe më turistike të vendit është ekspozuar flamuri kuqezi.

Në komunikatën e tyre, TKZ thekson se kjo është një nismë me kontribut vullnetar e anëtarëve të grupit dhe veçanërisht atyre me banim në Zvicër.

Ndërkohë këto punime po realizohen nga piktori Bledar Çakalli, i cili gjithashtu fshiu të gjitha grafitet me gjuhë urrejtjeje tek mbikalimi i Urës së Dajlanit dhe në disa vende të tjera në Durrës.