Paraditen e kësaj të shtune, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhet në një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku.
Takimi që po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë prej mëngjesit të sotëm vjen pas dhunës brutale të ushtruar nga fisi Rraja ndaj banorëve të zonës të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.
Nuk dihet nëse takimi po bëhet për këtë, por situata e tensionuar së fundmi mund të jetë pjesë e diskutimeve.