Java e ardhshme pritet që vendi të pushtohet nga i nxehti afrikan ç’ka do të thotë se moti të jenë i qëndrueshme dhe i kthjellët.

Ndërsa sa i përket temperaturave i gjithë vendi do të përfshihet nga i nxehti. Në zonat bregdetare moti do të jetë i qëndrueshëm dhe temperaturat do të jenë të larta çka do të thotë se planet për pushimet në plazh nuk kanë nevojë të shtyhen për më vonë.

Sa i përket zonave malore moti do të dominohet nga kthjellime dhe do të ketë vranësira por të cilat nuk do të shoqërohen me shi.

Sipas sinoptikanit, Hakil Osmani ditët e para të javës së ardhshme moti do të jetë i freskët dhe se temperaturat do të shënojnë mbi 38 gradë Celsius.

Kjo do të të jetë një tjetër rritje e temperaturave brenda ditëve të para të korrikut duke kapërcyer vlerat normale me 6 gradë me shumë.

“Kjo situatë do të vijë si pasojë e masave ajrore me origjinë nga Afrika që po prek pellgun e Mesdheut duke bërë që edhe vendi ynë të ndikohet.

Pritet që kjo valë e të nxehtit të sjellë temperatura edhe mbi 38 gradë. Qytetet që do të regjistrojnë edhe temperaturat më të larta janë Gjirokastra, Berati dhe Elbasani,” shtoi më tej Osmani.