Tre anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan banorët e e Borizanës kanë dalë ditën e sotme para gjykatës së Tiranës. Para trupës gjykuese kanë dalë Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj nga fisi i Rrajave dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare.

Pronari mund të gjykohet për mos kallëzim krimi ose për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Siç shihet edhe në foto, një prej tyre qëndron me kokën ulur, ndërsa të tjerët janë në pritje të vendimit të gjykatës.