Gazetari Artan Hoxha, i cili kishte paralajmëruar shpërthimin e një të ri për të mbuluar ngjarjen e Fushë-Krujës, reagoi pas lajmit se SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt.
Hoxha në postimin e tij paralajmëron se Ahmetaj është larguar jashtë vendit, dhe me gjasë nuk do të arrestohet, por do të shpallet në kërkim pas aprovimit që do të jepet nga Kuvendi.
POSTIMI I PLOTË
Komandanti nuk më zhgënjen kurrë…
Ashtu si parashikova të shtunën, se për të mbuluar skandalin e Fushë-Krujës, do të plaste një skandal më të madh për të mbuluar të parin, ashtu bëri…
Ja ku jemi sot…
“Papritur” dhe “pakujtuar” kërkohet arrestimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj…
Arben Ahmetajn aty e kishim që prej një viti, pse duhej ta “arrestonin” me patjetër sot, pasi u “siguruan” që e ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë???!!!!
Ja ku e keni “temën e ditës” për të kaluar vapën e këtij meskorriku…
Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e përzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjëherë me pas plasi “skandali me muxhahedinët”…
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushë-Krujë, që atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjëherë më pas plaset “arrestimi i ish-zëvendësit të kryeministrit”…
Të lumtë Komandant, je magjistar i vërtetë për ta lënë miletin me gojë hapur…