Ditën e sotme në Vilnius zhvillohet samiti i NATO-s. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj e sheh këtë samit një moment të rëndësishëm për sigurinë euroatlantike.

Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën. Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes”, tha Begaj.