Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Ministria e Brendshme përuruan sot Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për Migrantët e parregullt në Qafë Botë.

Për shkak të fluksit të shtuar të migrantëve të parregullt nga pika më jugore e kalimit kufitar me Greqinë, autoritetet shqiptare kanë kërkuar mbështetjen e IOM për ngritjen e një qendre regjistrimi dhe strehimi të përkohshëm.

Qendra ka kapacitet të akomodojë 60 persona, ndërsa ka ambiente të dedikuara fëmijëve dhe një ambulancë.

Gjatë vitit 2022 përmes pikës kufitare të Qafë Botës kanë mbërritur në vendin tonë 1240 emigrantë të paligjshëm, kryesisht afganë, ndërsa 6-mujorin e parë të këtij viti  janë kapur 396 emigrantë mes tyre 20 fëmijë.