Etleva Biçaku nga fshati Thanasaj i Lushnjës u largua nga shtëpia 2 vite më parë, me 29 janar të 2021.
Pas shumë kërkimesh të familjarëve të saj ditën e sotme një qytetar ka telefonuar dhe ka vënë në dijeni redaksinë e emisionit me Zemër të Hapur se Etleva gjendej në Libofshë të Fierit.
Menjëherë redaksia e emisionit ka komunikuar me policinë e Fierit dhe të Lushnjes, ku është bërë e mundur gjetja e saj dhe aktualisht Etleva Biçaku ndodhet në komisariatin e policisë ku priten të mbërrijnë familjarët e saj.