Në një temë tepër interesante “se për çfarë njihen dhe veçorish kanë 12 qarqet e Shqipërisë”, të ftuarit e “Ftesë në 5”, janë shprehur se nëse janë të vërteta ato që përfliten.

Mes diskutimeve, nga të ftuarit është nënvizuar se Shkodra është vendi i vetëm në botë, ku bashkohen lumi, liqeni dhe deti.

“Shkodra është i vetmi vend në botë, ku bashkohet liqeni, lumi dhe deti. Është i vetmi vend në botë. Para 270 vitesh Napoloni, dërgoi arkitektin e tij për të parë vendin”, tha i ftuari në studio për “Ftesë në 5”.