Tjetër largim nga radhët e Teutës. Bëhet fjalë për sulmuesin Aldrit Oshafi, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me durrsakët pas plot 3 sezonesh pjesë e “Djemve të Detit”. Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi 23-vjeçar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Këtë e ka bërë të ditur vetë 23-vjeçari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram. “Përshendetje me këte postim dua t’ju njoftoj largimin tim nga skuadra e Teutës.
Falenderoj presidencën te gjithë stafet dhe shokët që kemi punuar. Faleminderit për çdo gjë, me respekt Aldrit Oshafi!”, shkruan sulmuesi. Me fanellën e Teutës Oshafi regjistroi 21 duele ku shënoi edhe 1 gol. Ndërkohë që sulmuesi luajti edhe si i huazuar te Tomori në Kategorinë e Parë, ku në 41 ndeshje gjeti 20 herë rrugën e rrjetës. Më herët 23-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Besës dhe Luftëtarit.





