Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë dhe duket se dita e madhe po afron. Ardhja në jetë e vogëlushes duket se do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e çiftit.
Ditën e djeshme, Sara publikoi në Instastory pamje nga udhëtimi i tyre jashtë vendit. Ata po zhvendosen drejt Gjermanisë, ku Sara ka jetuar prej kohësh.
Sara do ta lindë vajzën në Gjermani, por nuk dihet se kur çifti do të rikthehet sërish në Kosovë.





