Teuta ka nisur me përgatitjet për sezonin e ri ku zhvillon në Bullgari fazën përgatitore. Drejtuesit duan t’i ofrojnë kushtet më të mira trajnerit Diego Longo për të stërvitur skuadrën në komoditet maksimal.
Në rrjete sociale, klubi ka zyrtarizuar edhe ndeshjet miqësore që do të zhvillohet dhe janë plot 5 të tilla. Interesant është fakti se durrsakët do të zhvillojnë një miqësore ndaj ekipit Kombëtar të Kirgistanit, më 26 korrik.
Miqësorja e parë fillon më 17 korrik ndaj Brera Strumica ndërsa e fundit më 30 korrik përballë Altyn Asyr. Dy të tjerat janë ndaj Selimbar dhe Bregalnica Stip.





