Nga BUJAR QESJA

Ka nga ata të zanatit tonë, që e kavardisin keq faktin në kuzhinën mediatike. I japin tendencë, duke ia çpërfytyruar origjinën, e zbehur realitetin. Një gjë e stisur nuk mban kallaj dhe çngjyros profilin e artikullshkruesit. Në se e kërkon sfidën profesionale, vish kominoshet e realitetit dhe grasato mëndjen me vërtetësinë dhe dhuroja lexuesit me sterilitetin e mesazhit që përcjell.

Nuk dua të kaloj në leksione gazetarie, pasi nuk është vendi. Por ajo që më mundon, mbetet vërtetësia siç është. Natyrisht jam në të drejtë të Zotit, të interpretoj logjikisht atë çka marr përsipër të trajtoj. Në pamje fakti është shumë i thjeshtë, madje më i thjeshtë sa çmendohet. Në përditshmërinë time “përplasem” me një lokal që quhet “Piceri Bleta”. Punon në të një picajol. Quhet Gazmend Bleta. Për t’ia prekur më shumë mbiemrin, kam menduar se Bleta, paralelizon lokalin me të njëjtën emër.

Por befasia vjen gjëkundi. “Po të pyesësh mëson” kam lexuar diku dhe nuk e harroj këtë. “Po të pyesësh gjen Stambollin” përsëri thuhet diku. Por unë doja të gjeja këtë Gazmend Bletën. A kishte domethënie emri Bleta, në këtë që quhet piceria e tij?

-Thjesht po të pyes Gazmend, ka ndonjë kuptim ai emri bleta, apo thjesht inerci e mbiemrit?

Pasi buzëqesh dhe aspak i menduar se është kapur në befasi, reagon.

-Posi ska! Bleta prodhon mjaltin dhe kjo dihet. Cili punon dhe vret mëndjen, e ka mjaltin e tij. Por bleta punon, ashtu sikundër milingona, nuk pushon tërë kohën. Por çmohet pak puna që kryen. Mjalti i punës të çmohet më shumë, pasi është ky mjaltë që josh të tjerët, klientët e t’u. Jam privat dhe gjithçka varet nga unë. Por brenda vetes, nuk ndjehem i qetë. Respekt punës tonë, lodhjes tonë!

Ky djalosh simpatik, që s’kishte të bënte me këto Bletët e njohur të Durrësit, pavarësisht se u mundova shumë për të bërë lidhjet, më shtangu teksa reagonte me kulturë dhe personalitet. Nuk merrte frymë nga puna. Lopata e gjatë, me të cilën shtynte picën drejt flakëve, më dukej si një shpatë në duart e njeriut, që kërkon të luftojë në jetë. Mund ta zëvëndësoja fjalën shpatë edhe më armë, në kuptimin “arma e jetës”.

Nuk e pyeta për moshën, por as nuk dua të bëj profetin. Por nuk i jap më shumë se 35 vite. I pjekur sa ska ku të shkoj. Përvoja në zanatin e “lashtë” që ushtroj, nuk më len në baltë, për të kuptuar që hasem me dukuri interesante, antipod me atë çka shikojmë dhe dëgjojmë.

Gazmend Bleta, ky bletë punëtore i picave, ka ardhur përqark në disa shtete të Europës. Ka menduar si shumëkush, që ta provojë njëherë këtë punën jashtë shtetit. Ëndërrimtar si jo rrallkush, se me lugën në brez në botë, të ofrohet çdo lloj kazani që mund të ushqehesh. Por jo! Jo! Jo! Nuk ndodh kështu, si një qëngj që vrapon i ngazëllyer livadheve të gjelbërta të fshatit.

Morsa e kapitalizmit, nuk ta jep shansin e rehatisë që është ulur në mëndjen tënde. Punoi, e punoi ky Gazi ynë dhe nuk i pa derman vetes. Dashuria nuk diskutohet, për tokën ku i ka bërë “bamb koka”. Por nuk i doli siç e mendoi dhe siç i kishin thënë. Njeriu i punës, ashtu sikundër minatori, vlen të ketë barominën në dorë dhe me kurajon e jetës, të nxjerrë mineralin e dobishëm.

Nuk e kapërdiu të huajën dhe kthen timonin e makinës së jetës për në Durrës, pranë prindërve, pranë familjes, por edhe pranë klientëve që flasin shqip. Mori lokalin me qera, që për durrsakët njihet përballë mobilerisë së vjetër. I hoqi tabelën e vjetër dhe në vend të saj shkruajti: “Piceri Bleta”. Veshi përparësen e bardhë. Mbi krye kësulën e zanatit. Mori lopatën (kështu po e quaj, pasi nuk e di origjinalitetin) ku vendos në rresht picat. I tha vetes :

-Gaz kjo është jeta e jote. Jashtë nuk u ndjeve i qetë. Tani sfidën e ke në duart tuaja. Njerëzit janë të mirë, ndonëse kanë halle. Puno, fito, përmirëso kushtet. Ec dhe mos u ndal. Sytë hapi herët dhe mbylli sa më vonë. Kam besim se do t’ia dal.

Nuk kam qenë në mëndjen e Gazmend Bletës, po kështu ia lexova mesazhin që i përcillte me sytë e tij, që konkuronin shkëlqimin e flakës së furrës magjike të picave. Kështu ia përshtata mëndjes time, thëniet e mëndjes së këtij djali të pashëm, të gjatë, më bukuri përrallore, që strehohej në shpirtin e tij të florinjtë.

Nuk mund ta fsheh, mbase edhe kjo u bë shkak, që në mëngjesin herët të kësaj dite, të marrë lasin e të shtroj mendimin, që ia ofroj midesë time picat e arta të këtij picajoli durrsak, që duket se na i fali perendimi, për të bërë këtë rikthim të sukseshëm. Por të isha i vetëm, mbase do të dyshoja tek ajo që ndjeja për Gazmend Bletën. Por kur dëgjoj edhe nga të tjerët të jenë të një mëndje me mua, atëherë shtoj sigurinë në shkrimin që po ndërtoj.

U ula para pak ditësh, tek lokali i këtij Blete të mirë, ku edukata dhe kultura konkurojnë me cilësinë e picave që prodhon. Thjesht edhe të shplodhesha pak. Më pëlqen edhe biseda me këtë modestin njeri, por po e shikoja edhe si model. Sidomos në këtë kohë, në këto ditë, që po “çajnë ferrën” , me aq sa nuk numërohen. Do të isha me fat, që ky profesionist i picave, me mjeshtëri të përfituar nga ustallarë italianë dhe gjermanë, të konsumonte me mua qoftë edhe një minutë kohë. Por nuk qe e thënë. Celulari 0697744434 , nuk i pushonte. Djersët e kishin mbuluar plotësisht dhe avullonin nga flakët e furrës. Po i dilte “tym nga koka”.

Shikoja Gazmend Bletën. Sfidën nuk po e bënte thjesht me lopatën e stërzgjatur të picave, as me turrën e druve që i dorëzoheshin lehtësisht gjuhës së flakëve, as edhe me këtë djersë të derdhur lumë. Bukuria e Gazmend Bletës po çfaqej në bindjet e tij, në psikologjinë e tij, se edhe në tokën tënde, pranë njerëzve të t’u mund t’ia dalësh, madje fort më mirë se gjetiu.

Absolutisht që Gazmend Bleta, kishte ndërmënd të jepte leksion dhe të ishte në mëndjen time, për të ditur se çfarë po më thurte truri. Po përvoja jetësore dhe profesionale, pozicioni i vëzhguesit të ndjeshëm të realitetit tonë, më vendoste në këtë lloj pozicioni. Faktet janë konkrete dhe nuk po i stis. Nuk po i shërbej kërkujt, veçse bindjes kushtëzuar nga shikimi realist i gjërave.

Quhet Gazmend Bleta. Ka hapur një piceri me emrin “Piceri Bleta”. Derdh djersë dhe fiton aq sa mendon të ndërtoj jetën. Por këtu ama, në atë që quhet toka e tij, toka e jonë. Tenton të bëj prokopi. Dhe do ta bëj se sbën. Se me se sbën është motoja e tij, bindja e tij, që temperohet çdo ditë m’u në atë flakë si picat e shijshme që prodhon. Dhe nuk merr frymë. Dhe nuk ka si të marrë, pasi ka ulur kryet dhe e ka flakën e picave m’u në sy dhe i duket sikur ato po ndizen më shumë.

Është syri i atij realiteti, që mund të ndërtohet me punë dhe përkushtim. Dhe po ia del, pasi me këtë bindje edhe është rikthyer. Nga kjo çfarë shkruajta dhe nga kjo çfarë lexoni, përfundimet le ti nxjerrë secili. Sa i takon Gazmend Bletës, ai është në të drejtën e tij, për të nxjerrë ato përfundime tashmë të materializuara.

Gazmend Bleta dhe piceria e tij, sukses i siguruar. Mirënjohje dhe respekt zoti picajol!

Bujar Qesja
Durrës: 16 korrik 2023