Merkato e kësaj verë mund të cilësohet ndryshe si “Merkato e Arabisë Saudite”.
Klubet nga Arabia Saudite kanë afruar shumë lojtarë që kanë bërë karrierë në Europë dhe ende vazhdojnë nga puna për të transferuar në kampionatin arab emra të tjerë vendimtarë.
Mediet italiane bëjnë me dije se Al-Shabab ka shfaqur interes të lartë për mbrojtësin e Romës, Leonardo Spinazzola, madje kanë bërë dhe ofertë zyrtare për 30-vjeçarin.
Klubi saudit ka vënë në “pjatë” një pagë prej 6 milionë euro në sezon për ish-lojtarin e Juventus dhe Atalantës, ndërsa klubit i kanë ofruar 7 milionë euro për kartonin e italianit.





