Një serb i arrestuar në veri të Kosovës për dhunë ndaj gazetarëve gjatë muajit qershor, është liruar. Mediat kosovare shkruajnë se i dyshuari me iniciale D.S, ka dalë nga paraburgimi sot, konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës, Sërxhan Mtroviç.

“Sot rreth orës 15:10, pas pagesës së dorëzanisë, gjyqtari ka dhënë urdhër në burgun në Podujevë që D.S. lirohet. Për disa orë ai do të jetë në Mitrovicë dhe do të mund të mbrohet në liri”, tha Mitroviç.

Më tej shtoi se prokurori, ka kërkuar sërish zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj për të dyshuarin. “Por ne si mbrojtje kemi paraqitur kërkesë që ai të lirohet me kusht dhe gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar atë propozim”, tha më tej avokati.

Ai gjithashtu thotë se D.S. ai nuk kishte asnjë kundërshtim për trajtimin në burg dhe se është në gjendje të mirë mendore dhe fizike.

Serbi me iniciale D.S. u arrestua më 17 qershor në Jarinje dhe autoritetet e Kosovës e akuzojnë për “sulm ndaj gazetarëve” dhe “huliganizëm”, ka konfirmuar avokati i tij pas arrestimit.

Pas skadimit të masës së ndalimit policor prej 48 orësh, atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Bëhet fjalë për një punëtor mjekësor, për shkak të të cilit kolegët e po të njëjtën ditë mbajtën protestë.

Gjithashtu me kusht, të premten u lirua edhe N.V., i cili u lirua vetëm pak ditë para D.S. arrestuar në Leposaviç.