Kryeministri Edi Rama priti ditën e sotme në një takim informal lierët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të përgatitjes së procesit të Berlinit, por ajo që ra në sy dhe që mori pjesën më të madhe të interesit mediatik ishte mungesa e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, i cili zgjat katër orë, Rama mbajti një konferencë për mediat ku ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Sigurisht që një nga pyetjet që gazetarët epranishëm insistuan, ishte mungesa e kryeministrit Kurti në takim, për të cilën Rama tha se nuk është e rëndësishme pasi të gjithë ishin të ftuar, duke shmangur në këtë mënyrë komentet e mëtejshme.

Pyetje: A ju vjen keq që vëllai i vogël mungoi në takim? 

Rama: Nuk shoh asnjë interes pasi ishin të gjithë të ftuar kush dshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi.

Kutjmë që marrdhëniet mes kryeminsitrti të Shqipërissë Edi Eama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti kanë ardhur duke u përkeqësuar, dukë bërë që të anulohet mbledhaj e përbashkët e dy qeverive, por dhe mungesa e takimit në Prishtinë, pasi Kurti refuzoi të presë Ramën.