Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, mund të ndryshojë ambient në merkaton e verës.
Gazetari i Sky Deutschland, Florian Plettenberg shkruan sot se Bayern Munich është i interesuar për portierin e Brentford.
Gjigantët e Bundesligës janë në kërkim të një portieri të ri këtë verë dhe 28-vjeçari është në krye të listës.
Edhe pse Bayern Munich ka në fokus edhe Giorgi Mamardashvilin, Strakosha besohet të jetë një opsion më i lirë dhe kjo e bën atë ‘interesant’ për ta.
Klubi gjerman mund të humbasë Alex Nubel këtë verë dhe pasi nuk duan të shpenzojnë shumë për zëvendësuesin e Manuel Neuer, ata po kërkojnë alternativat më të mira në treg.
Shtypi gjerman nuk thotë se sa do të paguaj Bayern Munich për Strakoshën, i cili aktualisht vlerësohet nga Transfermarkt me 3.5 milionë euro.
Ka kaluar vetëm një vit që kur ai mbërriti në Brentford pasi iu bashkua nga Lazio dhe nënshkroi një kontratë me skuadrën e Premier League e cila zgjat deri në vitin 2026.





