Ish-mbreti Albert i Belgjikës është takuar me të bijën, Princesha Delphine, pas një beteje ligjore të kësaj të fundit për të fituar statusin e vajzës së tij.
Në një foto të postuar në internet shihen ish-mbretin belg me Delphine në kështjellën e tij në Bruksel.
Një deklaratë nga Albert, gruaja e tij Paola dhe Princesha Delphine thanë se ata u takuan dhe se për ta po fillon një kapitull i ri.
“Pas trazirave, vuajtjeve dhe dëmtimeve, është koha për falje, shërim dhe pajtim. Së bashku vendosëm të marrim këtë rrugë të re. Kjo do të kërkojë durim dhe përpjekje, por ne jemi të vendosur”– shkruhej në deklaratë.
Albert pranoi atësinë në janar pas luftimeve të gjata prej më shumë se një dekade. Delphine, 52 vjeç, është fëmija i një lidhje 18-vjeçare që Albert kishte me një baroneshë para se të ishte mbret.





