Edhe tre orë na ndajnë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës.
Deri më tani pjesëmarrja është 30,75%.
Në këtë mënyrë, po arrihet i njëjti nivel me zgjedhjet e 14 Majit, ku gjithsej votuan 32% pjesëmarrës.
Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 Majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Ndërsa në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Kujtojmë që në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Votimi nisi me disa probleme, për shkak të fotografimit të votës nga një çift bashkëshortësh në qendrën e votimit 22-23, ç’ka çoi më pas edhe në ndërprerjen e procesit për disa minuta.