Belgjika është një nga shtetet europiane që po vuan më së shumti pandeminë e COVID-19 teksa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit.
Për shkak të infektimeve masive tek mjekët, 10 spitale kanë kërkuar që bluzat e bardha të vijojnë të punojnë edhe në rast se janë me COVID-19, por asimptomatikë.
Spitali i Liezh është 25% i infektuar, por për shkak të evitimit të kolapsit shëndetësor, së bashku me 10 spitale të tjerë kanë kërkuar që të ndërmerret kjo masë.
Kreu i shoqatës belge të sindikatave mjekësore ka theksuar se nuk ka rrugë tjetër për të shmangur kolapsin.
Ndërkohë qyteti lindor i Liezh ka një shkallë të lartë infektimi pasi mesatarisht 1 në 3 qytetarë që testohen rezultojnë pozitivë.