Dita e mërkurë do të sjellë freskim të motit.

Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.