Këshilli i Ministrave vendosi sot zgjatjen e gjendjes së emergjencës energjetike deri më 31 dhjetor 2023, ndërkohë që ishte deri në 30 qershor.

Kjo është e disata herë që qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave shtyn emergjencën për energjinë elektrike.

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.584, DATË 8.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.