Projektligji për skemat pensionale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Sipas mediave të Kosovës, 76 deputetët e pranishëm në sallë votuan pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Të pranishëm në votim ishin edhe deputetët e LDK-së të cilët edhe dhanë votën pro për këtë projektligj. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve.
Paraprakisht, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti njëherë e përgjithmonë e rregullon çështjen e skemës pensionale.
Sipas tij, projektligji në fjalë heq padrejtësinë, me të cilët janë ballafaquar punëtorët që në vitet e 90’ta që janë larguar nga punë në mënyrë të dhunshme.