Policia Rrugore Tiranë thotë se vijojë kontrollet e shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë periudhës janar – korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.