Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, kanë protestuar në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, filloji në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti dhe përfundoi në mënyrë paqësore.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it të akredituar në Kosovë, në të cilët bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA dhe Bashkimi Evropian shprehen shqetësimin e thellë, me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që i konfirmoi pezullimin e licencës së biznesit televizionit Klan Kosova.

Kjo ministri e hodhi poshtë ankesën e televizionit kombëtar Klan Kosova për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të këtij mediumi privat.