Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.

Balla në një postim në rrjetin social Facebook ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”.