Pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së me qëllim ekstradimin, policia e Tiranës ka zhvilluar një kontroll fizik në banesën e tij.
Ndaj Dritan Goxhajt është caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.
Mësohet se arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Dritan Goxhaj ka qene=ë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.