Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gllarevë të Klinës, ku si pasojë gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një makinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Klinë.

“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.