11 persona kanë ndërruar jetë dhe 27 të tjerë janë zhdukur gjatë vërshimeve shkatërrimtare të ujit në Pekin.
Situata mbetet alarmante, prej disa ditësh, ndërsa alarmi i kuq vijon të mbetet në fuqi. Stuhia “Doksuri”, ka kthyer rrugët në lumenj ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa zona. Dëmet mbeten të rënda me makina të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara kudo.
Autoritetet kanë mbyllur shërbimet publike të transportit, ndërsa i kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë.
Disa rajone në veri kanë raportuar se këtë verë janë prekur nga vërshimet më të këqija në 50 vitet e fundit.
Mijëra banorë u evakuuan nga zonat me rrezik të lartë të Pekinit dhe një tjetër qytet verior, deri në përmirësimin e situatës.
Dëmet mbeten të konsiderueshme, por ende nuk ka një bilanc zyrtar. Autoritetet ndodhen në terren për të nihmuar të rrezikuar, në vendin të pushtuar totalisht nga uji, në një nivel rekord.
Vërshimet më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese që e kanë goditur Kinën në kohët e fundit, ndodhën në vitin 1998, kur më shumë se 4 mijë persona ndërruan jetë.
Tragjedia tjetër ndodhi në vitin 2021, më shumë se 300 njerëz ndërruan jetë pas vërshimeve në provincën qendrore, Henan.