Biznesmen Liam Kavanagh ka mashtruar këshillin Thurrock në Essex të Anglisë dhe i ka marrë dhjetëra miliona paund.

Ai kërkoi financim me pretendimin se donte të investonte në fermën e tij diellore dhe këshilli më pas do të merrte interesa nga fitimet e biznesit.

Por në vend që Kavanagh të investonte në fermën e tij diellore, paratë që mori nga këshilli Thurrock i përdori për të blerë mallra luksoze, duke përfshirë një jaht dhe një avion privat.

Hetimi i BBC-së dhe Byrosë së Gazetarisë Investigative ka zbuluar se si vlera e fermave diellore të Liam Kavanagh u fry për të bindur këshillin për të investuar më shumë para.

Biznesmeni mashtron këshillin/ Merr 655 milionë funte për

Deri në vitin 2018, Thurrock kishte investuar më shumë se gjysmë miliard paund në biznesin e fermave, por biznesmeni e bindi këshillin të investonte edhe 130 milionë funte të tjera.

Dokumentet nxorën në dritë faktin se Kavanagh i shpenzoi paratë e këshillit për veten e tij. Ky i fundit i ka dërguar 12 milionë funte një kompanie për të blerë avion privat. 2 milionë funte ai i ka shpenzuar për makinën e tij “Bugatti Chiron”, 16 milionë për jahtin e tij “Heureka” dhe 40 milionë funte të tjera janë depozituar në një llogari bankare.

Avokatët e biznesmenit thonë se të gjitha pagesat ishin të rregullta, pasi janë miratuar nga ekipi financiar dhe auditori i kompanisë së tij.

Kjo po dërgon këshillin drejt falimentimit, duke qenë se investoi 655 milionë funte në biznesin e fermës diellore të Kavanagh. Këshilli është detyruar të shkurtojë shërbimet dhe të vendosë taksë.

Ndërkohë, Kavanagh nuk jeton më në Mbretërinë e Bashkuar.