Edhe pse Banka Qendrore Evropiane ka rritur dy herë normat bazë të interesit në tremujorët e fundit duke i dërguar në nivelin 3.75%, forcimi i lekut në kursin valutor dhe rritja rekord e turizmit po bëjnë që vendi ynë t’i rezistojë presionit.
Banka e Shqipërisë edhe për këtë tremujor do të mbajë të pandryshuar normat e interesit për lekun në nivelin 3%.
Guvernatori u shpreh se inflacioni do ulet në mesin e 2024-ës, por rreziqet sipas tij mbeten.
“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend.
Në këtë kontest, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve.”- u shpreh guvernatori Gent Sejko.