Rusia ka shtuar Norvegjinë në listën e saj të vendeve që kanë kryer veprime “jomiqësore” kundër misioneve diplomatike ruse, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Vendet në listë janë të kufizuar në numrin e stafit që mund të punësojnë në Rusi, me Norvegjinë të kufizuar në 27. 

Norvegjia dëboi 15 diplomatë rusë për spiunim të dyshuar në prill. 

Rusia u përgjigj duke urdhëruar 10 diplomatë norvegjezë të largoheshin nga vendi.