Aktorja e njohur, Jennifer Aniston u ka bërë kërkesë fansave që të mos e votojnë Kanye West në zgjedhjet në SHBA.
Ajo ka bërë të ditur se mbështet kandidatin Joe Biden dhe shpjegoi edhe arsyen e një veprimi të tillë.
“Votova për Joe Biden. E dorëzova fletëvotimin, e mbusha herët. Unë votova pasi në këtë moment shteti është më i ndarë se kurrë më parë”, ka shkruar aktorja.
Daily Star shkruan se besohet që West në nëntor ka shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime.
Përkundër thirrjeve të akotres të mos e votojnë Kanye, ky i fundi gjatë kësaj jave kishte zbuluar kampanjën presidenciale, ku shpjegonte se çfarë do të bëjë nëse do zgjidhej president.





