Vladimir Putin u takua me kreun e kompanive të ndërtimit dhe tha se zyrtarët rusë tani lejohen të drejtojnë vetëm makina të prodhuara në Rusi.

Sipas meduza.io, presidenti rus tha se “të gjithë zyrtarët e vendit duhet të udhëtojnë me automjete shtëpiake. Kjo mund të nënkuptojë se makinat e disa njerëzve janë më modeste se më parë – dhe kjo është mirë.”

“Në fakt, është një gjë e mirë. Të gjithë burokratët tanë të mrekullueshëm duhet të kuptojnë se është e rëndësishme të ndjekim zhvillimin e markave vendase”, shtoi ai më tej.

Pas këtyre deklaratave, prodhuesi shtetëror i automjeteve AvtoVAZ njoftoi se ka kapacitetin e prodhimit të nevojshëm për të furnizuar makina për zyrtarët rusë.