Ushtria ruse njoftoi për sulme me dronë në bazën më të madhe detare në Detin e Zi dhe në Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar nga Moska.
Si pasojë e sulmeve, autoritetet kanë deklaruar se është ndaluar përkohësisht qarkullimi në një prej porteve më të mëdha të Rusisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosik në Detin e Zi.
“Anijet janë identifikuar dhe shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën”, thuhej në deklaratën zyrtare.
Mediat ruse kanë raportuar se nuk ka dëme apo viktima si pasojë e sulmeve, ndërsa autoritetet pretenduan se kanë rrëzuar 13 dronë në Krime.
Ende nuk ka një autorësi për sulm, por shënjestra e vazhdueshme e Rusisë ka qenë Ukraina. Kjo e fundit ende nuk ka reaguar për situatën.
Sulmet në Detin e Zi janë rritur që pas refuzimit të Rusisë për rinovimin e marrëveshjes që ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në lindje të vendit janë duke u zhvilluar luftime shumë të ashpra.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën.