Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në Kroaci.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka mbetur i plagosur edhe bashkëshorti i saj, Safet Gashi dhe djali i tyre.

Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

Ndërsa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.