Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë, ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.
I plagosuri, sipas Zëdhënësit të Policisë, është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po e kërkon.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi për Gazetën Express.