Ministri i Mbrojtjes në Kosovë ka dhënë dorëheqjen.
Armend Mehaj do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ende nuk dihet nëse ai do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili tha se e mori këtë vendim për arsye familjare.