Klodian Rjepaj, ish-zv ministër i Shëndetësisë është arrestuar në lidhje me koncensionin e sterilizimit, raporton News24.
Po ashtu raportohet se në pranga është vënë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili një ditë më parë me urdhër të SPAK u shoqërua në Polici.
Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kete koncesion.
Pak kohë më parë emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala ‘Në shënjestër’ siguroi të dhënat që flisnin për korrupsionin në sektorin e Shëndetësisë sa i takon tenderit të sterilizimit me vlerë 100 milion euro.