Janë zbardhur detaje të reja nga hetimi i SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Ashtu siç u bë e ditur edhe më herët nga hetimet rezultoi arresti me burg për Klodjan Rrjepaj, ish zëvëndëministri i Shëndetësisë, gjithashtu dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Me arrest shtëpie është dënuar Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike. Masa “Detyrim Paraqitje| është dhënë për Arben Gjatën, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.