Detyrimet për taksën vjetore të ndërtesa do të rriten edhe për pronarët e fabrikave prodhuese, depove magazinave dhe atyre të parkimeve të hapura.

Pavarësisht se metodologjia e për llogaritjen e taksës së ndërtesës për fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve detyrimet, pagesat për 2023 do të jenë me rritje nga 5 deri 76%.

Sipas llogaritjeve të Monitor për një magazinë, depo apo fabrikë me sipërfaqe 100 m2 në tiranë pagesat vjetore në vlerë do të rriten nga 572 lekë deri 4,780 lekë në vit.

Konkretisht një pronar që disponon një magazinë apo depo me sipërfaqe 100 m2 katror në zonën kadastrale 4/1 (Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë) me llogaritjet sipas vendimit të vitit 2018 detyrimi vjetor ishte 7,000 lekë në vit.

Me rritjen e çmimit fiskal të apartamenteve të kësaj zone nga 70,000 lekë për metër katror në 90,500 lekë për metër katror detyrimi vjetor do të jetë 9,590 lekë në vit. Rritja në vlerë është 2,590 lekë apo 37%.

Si për ndërtesat e banimit, ashtu edhe për dyqanet, garazhet edhe në rastin e ndërtesave të kategorisë për përdorim industrial rritja më e lartë e detyrimit për t’u paguar me taksës e pasurisë është në zonën 7/4 ( Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht) ku është shënuar rritja më e lartë e çmimeve fiskale.

Taksa e ndërtesës llogaritet mbi vlerën e pronës, ku pavarësisht kategorisë së saj baza janë çmimet e referencës së apartamenteve.

Në Tiranë çmimet janë të ndara në 32 zona kadastrale. Rritja e detyrimeve është më e vogël si për ndërtesat e banimit edhe ato të biznesit te zona 1/1 (Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit) ku shënohet rritja më e vogël e çmimeve fiskale rreth 5%.

Sakaq detyrimet do të rriten edhe për pronarët e parkimeve të hapura deri në 76%. Prej 2018-s në taksimin e ri është përfshirë edhe kjo kategori. Vlera e parkimit llogaritet sa 30% e çmimit të referencës së apartamenteve.

Pronari i një parkimi të hapur në zonën e ish Bllokut apo të zonës kadastrale 5/1 nga 26,600 lekë që paguante në vit, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të referencës do të paguajë 31,976 lekë në vit. Shtesa në vlerë llogaritet 5,376 lekë apo 20%. MONITOR