Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë ku humbën jetën 2 turistë italianë.

Bëhet me dije se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, me të cilin udhëtonin dy italianët.

Po ashtu uniformat blu theksojnë se dtejtuesi i automjetit bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil –Sarandë.