Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme është miratuar kompensimi financiar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Ministri po ashtu ka folur edhe për nëntë subjektet përfituese të këtij kompensimi.

Gjatë fjalës së tij Manja tha se “nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq”.

Qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar për 9 subjekte përfituese ish të dënuarish politikë. Ky vendim është propozimi i Ministrisë së Drejtësisë. Ky është vendimi i 30 i qeverisë, për kompensimin e ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, për të garantuar të drejtat e tyre. Nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.

Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar masën e kompensimit financiar dhe subjektet përfituese sipas masës së vlerësimit. Gjithashtu është diskutuar edhe problematika e trajtimit të disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist, të cilat janë çuar në ministrinë  e drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji.

Kemi rënë dakord që në bashkëpunim më Ministrinë e Financave të bëhet një përllogaritje se sa është kostoja e buxhetit të shtetit në lidhje më këtë çështje. Në momentin dhe në kohën e duhur në do të marrim dhe iniciativë ligjore për të ndryshuar afatin e dorëzimit të këtyre dokumenteve, nga ana e subjekteve përfituese”-tha Manja.