Çifti i njohur i aktorëve në Turqi, Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të parë. 

Kobal ka sjellë në jetë mbrëmjen e të mërkurës vogëlushen që e kanë quajtur Lalin.

Bëhet e ditur se Kenani ka bllokuar gjithë katin e spitalit Acibadem.

Në katin e spitalit ku do kryhej lindja e vajzës është lejuar vetëm hyrja e mjekëve dhe infermierëve, si masë për mbrojtje nga koronavirus.

Përveç kësaj, është bërë e ditur se çifti ka ndarë edhe 5 dhoma të tjera të spitalit, vetëm për familjarë dhe mysafirë të tjerë.