Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video nga kantieri i aeroportit të Kukësit ndërsa premton se ky investim do e shndërrojë qytetin në një pol ekonomik të verilindjes.

Rama shkruan krahas videos se deri më tani po merr formë terminali i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës së aeroplanëve, sipas standarteve të BE-së.

“MIRËMËNGJES 

dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”,