Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi është bërë objekt i shumë reagimeve në lidhje me një status që ai shpërndau në rrjetin e tij social në Twitter, për të cilin mori kritika të shumta.

Një ndër kritiket është edhe reperit Arian Agushi, apo siç njihet me emrin e tij artistik Gold Ag. Ai ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, dhe e ka quajtur “gomar” ambasadorin aktual.

“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.