Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar rrëshqitje masive dheu në disa zona në Itali, ku për pasojë 6 persona kanë humbur jetën. Supas mediave italiane, 6 minatorë ari që punonin në një breg lumi u shtypën kur një rrëshqitje dheu goditi verilindjen e Bolivisë.

Tragjedia ndodhi pasditen e së dielës pranë komunitetit Mapiri, i cili administrativisht i përket prefekturës së kryeqytetit La Paz.

“Dje [s.s. dje të dielën] gjetëm dy trupa sot si dhe [dje të hënën] gjetëm të tjerë”, tha zyrtari lokal Ubaldo Torres, duke folur për pesë të vdekur dhe një të mbijetuar.

Në qendrën shëndetësore Mapiri, Rudy Salcedo, një udhëheqës politik lokal, konfirmoi numrin e të vdekurve ndërsa fliste për stacionin televiziv privat Unitel. Videot e ngarkuara në faqet e rrjeteve sociale treguan banorët duke u përpjekur të nxirrnin trupat e viktimave nga balta në breg të lumit, shkruajnë mediat e huaja. 

Minatorët e arit, sipas autoriteteve, punonin në mënyrë të ligjshme, ishin anëtarë të një kooperativë që ka marrë licencën për të shfrytëzuar vendburimet e arit në zonë.